Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, do të takohet nesër me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli dhe disa nga drejtoret e Komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit në këtë takim do të diskutohet për projektet e përbashkëta ndërmjet MMPH-së dhe komunës së Prishtinës përfshirë: Ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimin e deponisë së materialeve të ngurta; reduktimin e ndotjes së ajrit, ndalimin e ndërtimeve pa leje, krijimin e zonave të reja të gjelbra etj.
Takimi do të mbahet nesër më 23.01.2018 prej orës 10:30 në MMPH, Ndërtesa e re qeveritare, kati 17 – Prishtinë.
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit