Meqë sot ka filluar viti i ri akademik 2021-2022, Minstrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Tutje Nagavci ka shkruar:
“Të dashur nxënës, mësues, prindër, urime fillimi i vitit shkollor!
Në këtë fillim viti shkollor kur akoma po përballemi me pandeminë, angazhimi ynë për të bërë më të mirën, për një vit sa më të mbarë e të suksesshëm, është i vazhdueshëm.
Sfidat e brengat do t’i tejkalojmë bashkë, me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie.”
Ministrja gjithashtu ka thënë se as këtë vit nuk do të jetë e lehtë, pasi që ende përballemi me pandeminë Covid-19 dhe me masat e ndërmarra, por gjithsesi do të jetë një betejë në vete për mësim nxënie.
“Nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, puna në shkolla. Krahas masave që kemi ndërmarrë, krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin, nuk duhet lënë anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim.
Me kujdes të shtuar, respektim të masave, bashkëpunim e përkushtim, për rezultate sa më të mira!” ka shkruar ajo në profilin e saj në rrjetin social në Facebook, shkruan /arbresh.info/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...