Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Kuvendin e Kosovës ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin është hedhur poshtë vendimi i Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.
Nagavci tha se nuk mund të rrija symbyllur ndaj faktit se fëmijët e Kamenicës nuk kanë vijuar mësimin.
“Si ministre e Arsimit nuk kam mundur të jem symbyllur ndaj faktit se paramar parasysh se ata fëmijë jetonin në komunën e Kamenicës nuk kanë vijuar mësimin. Në aktgjykim, Gjykata thotë se nuk do të lëshohet në vlerësimin e çështjes për të drejtën në arsim. Ndryshe nga Gjykata që nuk e ka trajtuar atë, ne si Ministri nuk kemi mundur të mos e përmbushim një obligim të tillë. Mohimi i së drejtës për shkollim pa fajin e tyre u vendosë në një fushëbetejë politike. Si ministre kam respektuar obligimin tim”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora