Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka vlerësuar lart deklaratat e euro deputetit dhe Raportuesit për Kosovën Z. Igor Sholtes dhe Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, znj. Tanja Fajon.
Ministrja Hoxha, ka theksuar se “Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”.,
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.
Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...