Dita e shpalljes së Deklaratës të Pavarësisë në ShBA, shënoi një datë pas të cilës do të lindin vlerat më të shenjta për lirinë e popujve dhe kombeve, ka shkruar Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, 4 Korrik.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në Facebook:
“Dita e shpalljes së Deklaratës të Pavarësisë në ShBA, shënoi një datë pas të cilës do të lindin vlerat më të shenjta për lirinë e popujve dhe kombeve. Vlera e kësaj Deklarate, do të mishëroj të drejtën për të qenë i barabartë dhe vlerat sublime: Jeta, Liria dhe Kërkimi i lumturisë.
Miq të mi, në këtë Ditë të madhe të kombit të madh amerikan, gëzuar Dita e Pavarësisë. Urimi im i drejtohet edhe të gjithë atyre që kanë ndjerë dhe ndjejnë, miqësinë e Amerikës, si bekim, shpresë dhe vlerë të jashtëzakonshme të Republikës së Kosovës!“
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja