Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vazhdon të pohojë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar dhënien e dëshmisë së tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas saj, e vetmja kërkesë e Kurtit ka qenë që intervistimit të bëhet në Kryeministri, gjë për të cilën thotë se Prokuroria Special duket se nuk ka interesim, raporton Arbresh.info.
“Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar kërkesën që të jap dëshminë e tij, në raport me kërkesën që ka Prokuroria Speciale. Kryeministri Kurti i ka ftuar prokurorët që të vijnë në zyrën e tij që të jap dëshminë e tij. Por, që prokuroria nuk duket se është e interesuar ta marrë dëshminë e tij, pasi ka pasur disa data që ka propozuar kryeministri Kurti dhe nuk kanë ardhur për ta marrë dëshminë e tij”, tha Haxhiu.
Tutje, ajo thekson se nuk e ka parë kërkesën, por nëse në atë kërkesë sipas saj , thuhet se Kurti ka refuzuar dëshminë, atëherë prokuroria po mashtron gjykatën.
“Unë nuk e di se si saktësisht Prokuroria Speciale i është referuar gjykatës për këtë urdhër, nuk e kam parë si të tillë. Nëse Prokuroria Speciale ka thënë që Kurti nuk po pranon të jap dëshmi, e tij, kjo është e pavërtetë, kjo është gënjeshtër. Sepse Kryeministri Kurti nuk ka refuzuar që të jap dëshmi”, shtoi tutje Haxhiu.
Sipas saj, neni në të cilin është referuar prokuroria ka të bëjë me personat të cilët refuzojnë dhënien e dëshmisë, e këtë nuk e ka bërë Kurti.
“Neni të cilit i referohet Prokuroria Speciale ka të bëjë me personat të cilët refuzojnë të japin dëshminë, me personat që thonë: Nuk dua të jap dëshminë time në raport me këtë çështje. Por, jo kur në këtë rast Kurti thotë që unë jap dëshminë, ju ftojë në zyrën time. Pra, unë mendoj që nëse Prokuroria Speciale i është drejtuar kështu gjykatës, atëherë ka mashtruar gjykatën”, tha Haxhiu./Arbresh.info/
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin