Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Kopenhagë, është pritur nga homologu i saj danez, ministri Peter Hummelgaard.
Në këtë takim u rikonfirmua partneriteti i ngushtë mes dy shteteve dhe gatishmëria për thellim të bashkëpunimit bilateral në fushën e drejtësisë.
Ministrja Haxhiu vlerësoi kontributin e Danimarkës si një shtet mik dhe partner i fuqishëm i Kosovës, duke theksuar përkushtimin institucional për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, si dhe për avancimin e bashkëpunimit.
“Në takim u diskutua edhe për çështje tjera me interes të ndërsjellë, përfshirë heqjen e taksave të dyfishta, marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve dhe avancimin e marrëdhënieve konsullore mes dy vendeve. Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për përmbushjen e obligimeve dhe fuqizimin e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./Arbresh.info/
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar