Përmes një video mesazhi pas takimit me zv.sekretarin e Këshillit të Evropës, Donika Gërvalla tha se me këtë veprim, hapet një kapitull i ri për Kosovën.
“Sapo dolëm nga takim me zv.sekretarin e Këshillit të Evropës në emër të Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit ministror”, tha ajo.
Tutje, kryediplomatja u shpreh se Kosovë është vendi më demokratik dhe proevropian në rajon dhe se e meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.
“Kosova është vendi më demokratik në rajon, më proevropian në rajon dhe Kosova është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë do të përfundojë me anëtarësimin e plotë dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje në instanca evropiane”, shtoi ajo./arbresh.info/
Mblodhi mijëra shqiptarë në Prishtinë, përmbyllet marshi për...
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...