Ministrja e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka folur për potencialin e turizmit në Shqipëri dhe shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kumbaro në T7 tha se Prishtina e ka detin Adriatik dhe Jon sikur Tirana që e ka stacionin e skive në Brezovicë.
“Uroj që të shtohen kapacitetet pritëse në Kosovë sepse ka kërkesa të shqiptarëve nga Shqipëria. Prishtina ka det, e ka detin Adriatik dhe Jon dhe ne e kemi stacionet e skive në Brezovicë”, tha ajo.
Duke folur për shkëmbimet në fushën e Turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ajo përmendi festivalin ndërkombëtar që mbahet në Shëngjin e që organizohet nga një ekip kosovar.
“Unë isha dje në Shëngjin dhe bisedova me disa djem nga Prishtina që organizojnë një festival ndërkombëtar, as nuk është festival i Kosovës dhe as i Shqipërisë është ndërkombëtar. Unë ndjehem shumë krenare që kemi shumë artistë nga Kosova dhe kjo gjë ndodh pa asnjë dallim në Shëngjin ku deti i Shëngjinit ishte deti i këtij festivali dhe këtu ne flasim një gjuhë që është gjuhë e zemrë në cdo vend të botës ka shumë dialekt”, tha ajo.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...