Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, kanë mbajtur një konferencë për medie, ku kanë folur për krizën në Ukrainë.
Gërvalla, përmendi edhe bashkëngjitjen e Kosovës në sanksionet e BE-së, NATO-s e SHBA-së për shtetin rus.
Ajo ka kërkuar nga aleatët e Kosovës që t’i marrë më seriozisht kërcënimet që vijnë nga Serbia. “Folëm edhe për situatën e Ukrainës. Kosova pa asnjë hezitim është bashkangjitur sanksioneve të BE-së. Në koordinim me NATO dhe BE jemi duke zbatuar këto sanksione. Serbia është fqinjë verior i Kosovës, dhe kemi kërkuar ndryshim të qasjes agresive që Serbia ka ndaj Kosovës. Shpresojmë që aleatët tanë të marrin më seriozisht kërcënimet që vijnë nga Serbia.Kujtimet nga lufta Kosova i ka të freskëta dhe sërish po kërcënohet nga Serbia. Ashtu si Vladimir Putin në Ukrainë, Vuçiqi propagandon të drejtën e Serbisë për rajonin. Kërcënimet me luftë nga Vuçiqi duhet të marrin përgjigje të shpejtë. Serbia po kërcënon rajonin. Kosova ka miq të fortë dhe është e sigurt”, tha Gërvalla.Tutje,
Gërvalla tha se sot do të udhëtojë në Turqi, për t’iu bashkuar presidentes Osmani në takimin që po e mban atje./arbresh.info/

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...