Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, ka folur për luftën e nisur sot nga autoritetet kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.
Ajo e ka vlerësuar vendimin e autoriteteve lokale për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në pjesën qendrore të kryeqytetit kosovar.
Reshitaj ka thënë se vendimi përbën masën e parë parandaluese institucionale.
Sipas saj, ndalimi i qarkullimit të automjeteve ka dhënë rezultate.
“Besoj se nesër do të jemi edhe më mirë, deri në fund të javës, kur do të ndryshojë situata”, ka thënë Reshitaj në RTK.
Ministrja e Mjedisit ka thënë se ky shënon ndërgjegjësimin e parë qytetar, për shmangien e veturave në qendër të qytetit.
Ajo ka thënë se prishtinasit kanë treguar sot reflektim evropian.
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...