Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka theksuar se Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkan dhe të krijojë një luftë të re që Perëndimi të shpërndahet nëse mbizotëron në luftën e saj me Ukrainën.
Kryediplomatja e Kosovës për “NatSec Daily” ka paralajmëruar se ambiciet territoriale të presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në kufirin ukrainas – dhe se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të siguronte stabilitet në Ballkanin e trazuar prej vitesh.
“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme. Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia”, ka theksuar ajo, duke shtuar se Kosova në veçanti është një objektiv joshës për Putinin, sepse prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.
“Putini flet çdo javë për Kosovën…Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është një histori suksesi e Perëndimit, një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një histori suksesi e NATO-s, një histori suksesi e vendeve perëndimore evropiane”, ka theksuar Gërvalla-Schwarz, për “NatSec Daily”.
Paralajmërimi i Gërvalla-Schwarz vjen pasi kombet e tjera evropiane në afërsi të Rusisë kanë shprehur publikisht shqetësimet e tyre për agresionin në rritje të Putinit ndaj fqinjëve të saj. Javën e kaluar, Suedia tha se Putini po shikonte ishullin e rëndësishëm strategjik baltik të Gotlandit.
Kryeministri finlandez Petteri Orpo paralajmëroi se Rusia tashmë po sulmon fqinjët e saj duke përdorur taktika hibride. Dhe Bashkimi Evropian dënoi gjithashtu Rusinë për heqjen e bovave që përcaktojnë kufirin e saj lumor me Estoninë./rtk/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...