Ministrja e Drejtësisë: Kodi Civil nuk do të lejojë martesat nën 18-vjeç

15:04 | 16 Mars 2022
A Z

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në vazhdimin e seancës plenare ka prezantuar para deputetëve projekt-kodin civil.

Në bazë të këtij projekt-kodi civil, Haxhiu shtoi se kontrata martesore do të hiqet dhe pasuria do të ndahet në mënyrë të barabartë pas divorcit. E rëndësishme tha se është edhe martesa e personave nga mosha 16 deri në 18-vjeç.

“Kemi themeluar një grup punues për ti shtjelluar komentet që nuk janë pranuar më herët. Aty bëjnë pjesë shoqëria civile, ku kemi mbajtur tetë punëtori. Është adresuar pasuria e bashkëshortëve në martesë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, fejesa dhe pasuria bashkëshortore. Projektkodi përbëhet nga pesë libra.Projektkodi është në frymë me Kushtetutën dhe në direktivat e BE. Çështjet kryesore është regjimi pasuror i bashkëshortëve, ku kodi civil i trajton të barabartë dhe nuk ka asnjë diskriminim. Në rast të divorcit, Gjykatat do të ndajë pasurinë në mënyrë të barabarta, pavarësisht se sa kanë kontribuuar të dytë. Me këtë projektkod martesa do të lejohet vetëm mbi moshën 18 vjeç”./arbresh.info/