Google ADS

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë sot në Kosovë

08:05 | 11 Mars 2015
Arbresh.info

Sot në Prishtinë do të qëndrojë në një vizitë zyrtare ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ministren Nikolla do ta presë homologu i saj nga Kosova Arsim Bajrami me të cilin edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Së bashku me një delegacion nga kjo ministri, do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministrja Nikolla do ta vizitojë edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku do të takohet me kryetarin Hivzi Islami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme