Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Zevendësdrejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi dhe Deborah MacLean, Shefe e Diplomacisë Publike në Ambasadën Amerikane.
Salahi dhe MacLean e uruan Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës.
Në takim u diskutua për angazhimin e të rinjve dhe për planet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zhvillimin e potencialit rinor përmes projekteve e aktiviteteve të ndryshme.
Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe trashëgimia kulturore dhe mbrojtja e monumenteve historike në Kosovë.
Ministrja Dumoshi theksoi që përkrahja e shtetit amerikan përmes Ambasadës Amerikane dhe USAID-it ka qenë dhe mbetet shtyllë tepër e rëndësishme e zhvillimit të kulturës në Kosovë. /arbresh.info/

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...