Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve të Republikës së Kosovës se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielën, në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.
Prandaj, MSh u bën thirrje qytetarëve që të caktojnë terminë për marrje të vaksinës, me që ka mjaft terminë të lira, përfshirë edhe ditët e fundjavës në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.
Sipas vendimeve të mëhershme të MSh, në Kosovë mund të vaksinohen personat e moshës mbi 16 vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçe me indikacione mjekësore, këta të fundit me vaksinën PfizerBioNTech.
Duke u bërë thirrje që krahas vaksinimit të zbatohen masat në fuqi kundër COVID-19, MSh rithekson rëndësinë e vaksinimit si mënyrën më efikase për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19 dhe për të evituar shtrimet e qytetarëve të tjerë në spitale nga format e rënda të COVID-19 dhe për të ulur numrin e rasteve të vdekjeve nga COVID-19./arbresh.info/
Më poshtë keni linkun për caktim të termineve
https://ekosova.rks-gov.net/Service/14
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00