Ministria e Shëndetësisë ka nënshkrua kontratë për “Krijimin e Zonimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor” e cila përcakton hartën zonale për institucionet shëndetësore, koordinata të sakta gjeohapësinore, me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në institucionet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh).
Kjo, do të mundësojë që në të ardhmen planifikimi, administrimi dhe shpërndarja e burimeve të bëhet në bazë të zonës dhe nevojave për shërbime ndaj qytetarëve.
Përmes një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se fushëveprimi i projektit “Krijimi i Zonimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor” përfshin fillimisht katër komuna (Lipjan, Prizren, Istog dhe Prishtinë), me nga pesë Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF).
Pas pilotimit do të vlerësohen rezultatet e projektit në mënyrë që të gjeturat pozitive të aplikohen në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Rezultatet nga të dhënat e grumbulluara nga ky pilot-projekt do të mundojnë planifikimin e duhur për shtrirjen në nivel të përgjithshëm, zonimin e KPSh që është një prej hapave më të rëndësishëm në reformën për shëndetësinë, në kuadër të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh).
Gjithashtu, në fazën finale është edhe studimi i fizibilitetit për SISh, ndërsa të gjeturat do të analizohen për të krijuar sistemin e integruar të informimit shëndetësorë për të gjithë qytetarët./Arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...