Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë nesër hapjen e Konferencës KosovaPAR2024.
Në këtë konferencë do të diskutohet mbi reformat në administratë publike, konferencë e cila do të përbëhet nga 20 panele, 4 sesione kryesore dhe 3 workshop-e, me gjithsejt 96 panelistë nga 26 vende të botës, shkruan Arbresh.info.
Në komunikatën për media, në konferencë do të ketë një videoadresim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe do të flasin Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.
Me fjalime tematike, të pranishmëve do ju drejtohen Prof. dr. Andrew Massey nga King’s College London dhe Prof. dr. Edoardo Ongaro nga The Open University, që të dy nga Mbretëria e Bashkuar.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet më 25 dhe 26 shtator 2024, në sallën e amfiteatrit të Fakultetit Juridik, dhe do të fillojë në ora 08:30./Arbresh.info/
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...