Ministria e Mjedisit investon 450 mijë euro në Vushtrri dhe Shtime

11:06 | 5 Shtator 2016
M. A.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala në vazhdën e përkrahjes së komunave në nivelin qendrorë, nënshkroi marrëveshjet për bashkëfinancimin e disa projekteve edhe me komunat e Vushtrrisë dhe Shtimes.

Sipas Marrëveshjes me Kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku,  MMPH do të investoj  në ketë komunë 250,000.00 euro në projektin: “Rregullimi i Kanalizimit në Fshatrat Galice- Dobovc-Beqiq dhe Instalimin e Gypit Kryesor të Kanalizimit në Vushtrri”.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të kësaj ministrie, në Shtime do të investohen 200 mijë në projektin: “Zgjerimi dhe Pastrimi i Lumit Caraleve-Shtime dhe Mollopolc- Petrov-Shtime-Vojnoc”,  sipas marrëveshjes së nënshkruar me kryetarin e kësaj komune, Naim Ismaili, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale