Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka dërguar në Prokurorinë Speciale dy raste të dyshimit për shkelje të rënda të ligjit.
Kështu bëri të ditur, zëvendësministri, Avni Zogiani përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave.
“MMPHI ka dërguar dje në Prokurorinë Speciale dy raste të dyshimit pë shkelje të rënda të ligjit. Rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për të cilin grupet e ekspertëve të MMPHI kanë gjetur shkelje serioze dhe dyshime për manipulim të të dhënave e dokumentave.”, ka shkruar Zogiani.
Ndërkaq, rasti i dytë siç njoftoi Zogiani, ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime serioze në punët në fushën e ujërave.
“Rasti i dytë poashtu ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime serioze në punët në fushën e ujërave, të cilat punë sipas Raportit të bërë nga Grupi i ekspertëve janë bërë pa kritere, me shkelje serioze të ligjit deri në masën që ka dyshime se punët janë paguar pa u vënë kurrë në praktikë!”, bëri të ditur zëvendësministri Zogiani./Arbresh.info.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...