Dita e premte e kësaj jave është afati i radhës i caktuar nga lidershipi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për jetësimin e fazës së parë të bartjes së këtij dikasteri në ndërtesën që vite më parë shfrytëzohej nga rektorati i universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Tashmë kjo ndërtesë është rinovuar dhe adaptuar për nevojat e MKRS-së, përkatësisht kabinetin e ministrit dhe zyrtarëve të Departamentit të Kulturës dhe të Trashëgimisë Kulturore. Madje të martën në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e zyrave të MKRS-së në Prizren.
“Ambiente të gatshme për bartjen e një pjese të MKRS-së në qytetin historik. Hapja zyrtare do të realizohet shumë shpejt. Është çështje ditësh kur në Prizren MKRS-ja do të fillojë punën e saj”, shkruan në postimin e kësaj ministrie.
Disa orë më pas, ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se bartja në Prizren do të realizohet ditën e premte.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, më 15 mars të vitit të kaluar kishte miratuar propozimin për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së MKRS-së në qytetin e vjetër, transmeton koha.
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...