Ministria e Kulturës ka njoftuar se dy filma të shkurtër nga Kosova do ta kenë premierën botërore në Fesivalin e Roterdamit.
Sipas njoftimit, këta dy filma janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“ilmat “Si e Verdhë e Sëmurë” nga Norika Sefa dhe “Krahët e Punëtorëve” nga Ilir Hasanaj, janë pjesë e programit “Tiger Short” ku sivjet garojnë gjithsej 21 filma.”, thuhet në njoftim.
Tutje, ministria e ka vlerësuar si lajm pozitiv pjesëmarrjen e filamve për kinematografinë e Kosovës.
“Pjesëmarrja e filmave tanë në këtë festival është lajm shumë pozitiv për kinematografinë e Kosovës dhe dëshmon për potencialin krijues të vendit tonë e poashtu edhe angazhimin serioz të Qendrës Kinematografike të Kosovës në mbështetjen e kineastëve dhe përkushtimin për t’u dhënë hapësirë tregimeve novatore dhe eksperimentale.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...