Sot, në Prishtinë, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Drejtores së Përgjithshme, Elisabeth Kornfeind, u mbajtën konsultimet politike në mes dy ministrive.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet rajonale e botërore, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në proces në fushën e drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes dhe tregtisë. Në këtë rast u diskutua për njohjen e vulës apostile, rritjen e numrit të lejeve të transportit dhe mbi marrëveshjen për sigurimet shoqërore.”, thuhet në njoftim.
Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, u trajtuan proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
Zëvendësministri Ahmeti, e falënderoi shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Zhvillimet e fundit botërore ishin temë tjetër e diskutimit, ku u bisedua për ndikimin e tyre në rajon e sidomos në fushën e sigurisë. Zëvendësministri Ahmeti shtoi se Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në paqen rajonale dhe botërore.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Në fund të dyja palët theksuan se konsultimet e rregullta politike po shërbejnë në thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve dypalëshe./Arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private