Duket se zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk ja kanë idenë se kush nga kompanitë ajrore operojnë në Kosovë, institucion ky i cili edhe është përgjegjës për leje të operimit.
Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se kompanisë “Easy Jet Airlines” i është mundësuar hyrja në tregun e Kosovës me 24 mars. E në fakt kjo kompani ka thuajse gjashte vite që operon në Kosovë.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara tha për KP se “Easy Jet” si kompani ajrore operon në tregun e Kosovës që nga viti 2010.
“Gjatë kësaj periudhe “Easy Jet” dega ne Zvicër është duke operuar me 6 fluturime për Bazel dhe me 4 fluturime për Gjenevë. Ndërkaq nga ky muaj do të filloj me fluturime “Easy Jet” dega në Angli ku do të ketë 3 fluturime për Berlin. Fluturimi i pare inaugurues për këtë destinacion do të jetë ditën e diel me datë 27 Mars 2016”, tha Gara
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...