Ministria e Financave me qëllim të interesit publik dhe duke u bazuar në dekretin e presidentit të Republikës së Kosovës për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke u bazuar në nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit të Buxhetit ka marrë vendim për ndarje të buxhetit për KQZ-në.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna i cili tha se ky vendim është i ligjshëm.
Ai tha se gjatë 24 orëve të ardhshme mjetet pritet të dalin në llogarinë e KQZ-së e cila kjo e fundit do t’i shfrytëzojë për organizimin e zgjedhjeve.
Të martën, KQZ, në mbledhjen e saj kishte kërkuar 5 milionë e 698 mije euro nga institucionet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve./Arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...