Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani, kanë lidhur sot dy marrëveshje për subvencionimin e ndërmarrjes me 1.87 milionë euro.
Me këto mjete Trepça ShA, do të kryejë investime kapitale prej 970 mijë eurosh në tri njësitë biznesore në mbarë Republikën, minierat me flotacion në Stantërg, Kishnicë-Artanë dhe Kopaonik-Leposaviq dhe do të mbulojë shpenzime operative në vlerë 900 mijë euro.
“Deri në fund të vitit, ndërmarrja do të përfitojë 3 milionë euro subvencione nga Ministria e Ekonomisë si dhe kredi 20 milionë euro nga Qeveria e Republikës për investime kapitale në makineri minerare dhe flotacion të ri”, thuhet në komunikatën për media nga ME.
Marrëveshjet e sotme u nënshkruan në mjediset e njësisë biznesore Kishnicë-Artanë, ku i pranishëm ishte dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.
Zyrtarët e ministrisë, ndërmarrjes dhe komunës u ndalën për drekë pune në mensën e punëtorëve, që ka rinisur punën vjeshtën e kaluar, pas gati dy dekadash.
Trepça ShA ka mbyllur vitin 2022 me bilanc pozitiv, për herë të parë nga përfundimi i luftës./Arbresh.info/




Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...