Ministri i Diasporës, Dardan Gashi e ka anuluar tenderin e shpallur në vlerë prej 10 mijë eurosh për shërbime transporti me autobus, minibus dhe kombi-bus në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Shërbime transporti”, quhej tenderi që tashmë është anuluar dhe si qëllim kishte transportimin si vijon: në territorin e Kosovës 1970 km rrugë, ndërsa jashtë Kosovës konkretisht në Shqipëri 4500 km dhe Kroaci të jenë e mundur të jenë në 1832 km rrugë”.
Anulimin e tenderit e ka konfirmuar për lajmi.net vet ministri Gashi.
“Tenderin për shërbime transporti me autobus, e anulova, me t’u informuar për shpalljen e tij. Ishte një bartje nga mandati i kaluar qeverisës… Këta autobusë, parimisht, janë për t’i shërbyer aktiviteteve të diasporës. Por nuk shoh nevojë që tash, dimrit, kur nuk ka aktivitete të tilla në vend, të kontraktohen autobusë kot”, ka thënë ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike njëherësh zv/kryeministri, Dardan Gashi.
Afati i fundit për pranim të tenderëve ishte më 16 nëntor 2017.
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...