Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim drejtorin e USAID për Kosovë, James Hope, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes investimeve në projekte të reja.
Rikalo e njoftoi atë me programin e ministrisë për zhvillim rural.
Ai tha se ky program në vazhdimësi ka sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar rritje ekonomike në vend, vende të reja pune dhe rritje të prodhimit vendor.
Ministri i Bujqësisë poashtu ka folur edhe për prioritetet për këtë vit, ku ka ritheksuar se do t’i japin prioritet kryesor efikasitetit në implementimin e programeve mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset.
Ai vlerësoi lartë projektet e USAID, që sipas tij po ndikojnë në zhvillimin edhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.
Nga ana tjetër, drejtori i USAID, James Hope tha se mbështetja e kësaj organizate do të vazhdojë përmes projekteve të ndryshme bujqësore.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...