Në kohën kur vendi ynë po ballafaqohet me përballjen me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit. Është fjala për paraqitjen e zjarreve, që po shfaqen gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por edhe sipërfaqe tjera rurale e urbane.
Pyjet përbëjnë rreth 44.7% të territorit të Republikës së Kosovës, dhe janë resurs i çmuar kombëtar. Zjarret në pyje përveç masës drunore rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër, sepse pyjet janë habitati – shtëpia e tyre.
“Apelojmë për kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit. Apelojmë po ashtu tek të gjitha institucionet përgjegjëse duke filluar nga komunat, Njësitë Komunale të APK-së, shërbimin e zjarrfikësve dhe policinë për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, dhe mobilizim në shuarjen e tyre. Apelojmë veçanërisht, për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve, që të përcjellin aktivisht situatën, dhe të identifikojnë keqbërësit, e të japin informata në organet e rendit, për personat qe i shkaktojnë zjarret”, thuhet në apelin e Ministrisë së Bujqësisë.
Ministria bën thirrje që të lajmërohen organet kompetente në komunat tuaja për reagim sa më të shpejtë./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...