Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott me të cilin diskutuan për çështje të ndryshme të sistemit shëndetësor në vend.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin lidhur me angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e programit legjislativ, ku përfshihen projektligjet dhe udhëzimet administrative të cilat do të krijojnë parakushte për avancimin e sistemit shëndetësor në vend. Pjesë e diskutimit ishte edhe draft ligji për sigurimin shëndetësor, pas konfigurimit të një sistemi informativ shëndetësor bashkëkohor.
Njëkohësisht, Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Abbott edhe lidhur projektet infrastrukturore të cilat do të realizohen me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, lehtësimit të qasjes për qytetarët dhe shtimin e shërbimeve të reja.
Ambasadori Abbott shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për përkrahje në programet të cilat do të mundësojnë avancimin e njohurive të profesionistëve shëndetësor nga përvoja e ekspertëve të Britanisë së Madhe, si dhe në fushën e hartimit të një legjislacioni që siguron shërbime sa më të mira për qytetarët./Arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...