Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, mbajti takim me menaxherët e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, ku u diskutua për përgatitjet që ka bërë MPB-ja për fillimin e zbatimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe realizimin e procedurave teknike përmes Sistemit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore- SIMBNJ.
Nga 29 aktet nënligjore që kërkohet të përgatiten për zbatim të Ligjit për Zyrtarët Publikë, MPB-ja deri më tani ka përgatitur 3 akte nënligjore që janë nënshkruara nga ministri i MPB-së dhe 7 të tjera të miratuara nga Qeveria.
Ligji për Zyrtarët Publikë përpos fushëveprimit, mënyrës së zhvillimit të procedurave konkurruese dhe përzgjedhëse, obligon që të gjitha procedurat e menaxhimit të zhvillohen përmes sistemit elektronik. MPB-ja për këtë qëllim ka përshtatur sistemin, sipas kërkesave të reja ligjore.
Andaj, krahas këtyre zhvillimeve si ligjore dhe teknike, ministri Veliu i njoftoi të pranishmit se procedurat e brendshme, si lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë mund të fillojnë të realizohen, ashtu siç parasheh ligji.
Duke ditur se proceset në menaxhimin e burimeve njerëzore, sidomos ato të pranimit në shërbimin civil ndryshojnë dukshëm nga ato që ishin deri më tani, MPB-ja, posaçërisht departamenti përkatës është duke punuar që deri në përmbylljen e këtyre procedurave të brendshme rekrutuese të përgatitet edhe për zhvillimin e procedurave të jashtme./arbresh.info/

Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...