Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Philip Kosnett.
Temë kryesore e këtij takimi ishin prioritet e Ministrisë me theks të veçantë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të pandemisë dhe zbatimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë rast, ministri Veliu ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e fuqishme që SHBA ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sektorin e sigurisë në përgjithësi.
Në anën tjetër, Ambasadori Amerikan Philip Kosnett theksoi se bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojë, përfshirë edhe me ato që sigurojnë sundimin e ligjit – i veçuar me përparësi të lartë për Shtetet e Bashkuara.

Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete ...
Limi ia thotë troç Albës: Unë nuk erdha këtu për ty
Keqpërdorimi i ‘rezervave shtetërore’, Hajdari, Lipovica, Ga...
PSG eliminohet nga Kupa e Francës, pëson humbje shokuese nga...
7 arsye pse dhembin kockat e fytyrës: Shkaku shpesh nuk ësht...
Pastrimi i veturës nga akulli: Gabime dhe veprime që mund t’...