Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në konferencën “Konventa për Integrime Europiane”, e cila organizohet nga Ministria e Jashtme dhe Ministria për Integrime Europiane e Shqipërisë, në partneritet me Slovak Foriegn Policy Association.
Sipas burimeve të lajmi.net, Thaçi është takuar me homologun e tij sllovak, Mirosllav Llajçak, pak para konferencës për ministrat e jashtëm.
“Thaçi dhe Llajçak kanë negociuar për njohjen e Kosovës nga Sllovakia”, ka deklaruar ky burim, pasi që takimi i lartpërmendur është mbajtur larg mediave.
Duke e kuptuar integrimin në BE jo thjesht si një agjendë institucionale, por si një projekt ambicioz zhvillimi i nxitur vazhdimisht nga shoqëria, roli i shoqërisë civile dhe qytetarëve të angazhuar aktivisht është kyç për promovimin e vlerave europiane dhe rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik për ndikimin dhe përfitimet që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në BE, thuhet në njoftimin pë mbajtjen e kësaj konvente.
Ndërsa një intervistë për të përditshmen izraelite, Yedioth Ahronoth, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme tëRepublikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe në çështjen e njohjes së Kosovës nga Izraeli.
“Ne mbetemi të përkushtuar në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ne kemi miratuar një ligj që e ndalon pjesëmarren e kosovarëve në luftëra të huaja”, ka thënë Thaçi.
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...