Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori sot pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.
Pas takimit, para mediave, ministri Tahiri ka theksuar se institucionet që e zbatojnë këtë Strategji janë kampion të reformës. Nga 18 projektligje që Strategjia kërkon të ndryshohen, ministri Tahiri ka bërë të ditur se janë miratuar 16 prej tyre.
Sipas ministrit Tahiri, ndryshimi kryesor i bërë në 5 vitet e zbatimit të kësaj Strategjie, është përmirësimi i trashëgimisë së pronës nga ana e grave në Kosovë, që deri tani ka qenë në numër shumë të vogël.
“Sot kemi arritur të krijojmë një situatë e cila e fuqizon gruan në trashëgimi dhe kjo është një agjendë mjaftë e rëndësishme në fuqizimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka përmendur edhe ndryshimet e bëra në profesionet e lira ligjore, me ndryshimet e ligjeve për noterët, përmbaruesit privat dhe procedurën kontestimore.
“Ne padyshim e kemi një agjendë të qartë e cila do të ndihmoj edhe më tutje zhvillimin ekonomik të vendit duke e qartësuar statusin juridik të pronës publike e po ashtu duke qartësuar të drejtat e pronës në detaje dhe duke krijuar një ambient sa më të mirë edhe për investime në Republikën e Kosovës” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e zbatimit të Strategjisë, që sipas tij, për 5 vite janë ndarë 10 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë.
Nga ana e saj, drejtoresha e USAID-it, znj. Lisa Magno ka theksuar se pavarësisht rregullimit të mirë ligjor, duhet të ndërmerren hapa konkret në zbatimin transparent të këtyre ligjeve, deri në ndryshimin për të mirë të jetës së përditshme të qytetarëve të Kosovës./arbresh.info
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë