Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka uruar 28 nëntorin, apo siç njihet ndryshe “Dita e Flamurit”.
Përmes një postimi në Facebook, Shala është shprehur se shqiptarët kanë punuar ndër shekuj dhe se e meritojnë ta festojnë këtë ditë.
Duke përmendur marrëveshjet e arritura në mbledhjen dy Qeverive në Pejë, Shala ka thënë se suksesi për shqiptarët nuk do të ketë të ndalur.
Ky është postimi i plotë i Shalës në Facebook:
Të dashur miq,
Në këtë ditë, kur krejt shqiptarët mund të festojmë të lirë, më lejoni t’iu uroj Ditën e Flamurit.
Askush më nuk mund dhe nuk do ta ndalojë Shqiponjën tonë të fluturojë e lirë.
Kemi punuar ndërshekuj dhe meritojmë të festojmë sot, e çdo ditë. E sidomos kur shënojmë suksese.
E suksesi për shqiptarët nuk ka të ndalur. Vetëm dy ditë më parë, qeveritë tona morën vendime që hapin mundësi të panumërta dhe përmes të cilave, ne do t’udhëheqim pandalshëm dhe të bashkuar.
Kjo ditë, të dashur miq, le t’iu shërbejë për të reflektuar për sakrificën dhe mundin e gjeneratave të tëra që luftuan për këtë flamur. Stërgjyshërit, gjyshërit e prindërit tonë luftuan me këtë flamur, që ne sot të jetojmë të lirë. Ky është motivi ynë. Ju kemi borxh atyre dhe duhet t’i bëjmë ata krenarë në çdo hap. Sukseset tona nuk guxojnë të ndalen!
Sot, le të valojë flamuri kuq e zi në zemrat tuaja, në shtëpitë tuaja, në bizneset tuaja, e në çdo cep ku flitet shqip.
URIME ??
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal
“Treg për grabitqarët”, Meta përballet me gjyq për shfrytëzi...