Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, siç është thënë, për ta rimëkëmbur momentumin në procesin e dialogut. Për më tepër, kjo Ambasadë ka paralajmëruar se asnjë shtet nuk mund të marrë vendime kundër interesave strategjike të SHBA-së pa u ballafaquar me pasoja. Por, ministri Endrit Shala ka thënë se tarifa 100 për qind nuk do të hiqet.
Insistimi i Qeverisë së Kosovës për të mos e shfuqizuar taksën prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina mund t’i cenojë raportet bilaterale mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kështu ka paralajmëruar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, me ç’rast për disa herë me radhë ka kërkuar heqjen e tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe.
Në një komunikatë të lëshuar për medie nga Ambasada thuhet se asnjë shtet nuk mund të marrë vendime kundër interesave strategjike të SHBA-së pa u ballafaquar me pasoja.
Por, Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos zmbrapset nga vendimi për taksën as pas këtij “alarmi” të SHBA-së. Në një prononcim dhënë “Zërit” ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se tarifa 100 për qind nuk do të hiqet pa u eliminuar fillimisht të gjitha arsyet që kanë çuar deri në vendosjen e saj.
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...
Një tjetër dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe ...
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën