Ministri Shala premton investime në komunën e Gjilanit

14:25 | 13 Korrik 2015
M. A.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala është pritur sot në takim nga Kryetari i Komunës të Gjilanit, Lutfi Haziri, ku premtoi se Qeveria do ta ndihmon Gjilanin dhe Anamoravën me projekte konkrete.

Ky takim sipas Shalës është për t’u njohur për së afërmi me problemet të cilat lidhen me institucionet e kulturës, fushën e sportit, si dhe politikat e rinisë. Shala ka garantuar për që do të ndihmojë Gjilanin dhe zonën e Anamoravës me projekte konkret duke shtuar se projekti i Muzeut të Gjilanit është ndër projektet me të rëndësishme.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e vlerësoi vizitën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilin e njoftoi për gjendjen aktuale të komunës duke përfshirë edhe ndërtimin e Muzeut të qytetit.

Ministri Shala vizitoi edhe Muzeun e qytetit, ish-komuna e Gjilanit duke vazhduar për te Teatri i qytetit, Sahat Kulla, e duke përfunduar vizitën e tij për të parë për së afërmi edhe stadiumin e qytetit.

Ndërkohë, në vazhdën e vizitave, Shala sot do të takoje edhe kryetarin e Komunës së Vitisë Solol Haliti, duke përfunduar me vizitën e tij nëshkollën e parë shqipe të legalizuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale