Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha sot se kryeministri i përkohshëm i Prishtinës, Albin Kurti, me vendimin për aktivizimin e dekretit për heqjen e dinarit në Kosovë, po cenon dialogun dhe po sajon lëvizje që mund të pengojnë procesin e negociatave në terma afatgjatë.
“Në këtë aspekt, sigurisht që nuk jemi të befasuar nga lëvizje të tilla, sepse ai vazhdimisht po del me disa lëvizje të reja që mund të pengojnë procesin e negociatave në planin afatgjatë. Ai në fakt po minon dialogun e mëtejshëm këtu, sepse nëse vazhdoni të bëni lëvizje të tilla , atëherë shtrohet pyetja në përgjithësi, ndonjë plan që dikush ta ketë edhe qëllimin edhe besueshmërinë e pjesëmarrësve në atë dialog”, tha Daçiq.
Daçiq tha për TV Pink se heqja e dinarit në Kosovë e vështirëson funksionimin e serbëve në jetën e përditshme.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...