Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryenegociatores së Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri.
Gjatë ditës së sotme, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, deklaroi se nëse “Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, pra shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë”.
E kjo deklaratë e Tahirit ka ngjallur reagime në Serbi.

Është ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ai i cili ka reaguar ashpër pas deklaratës së Tahirit, transmeton lajmi.net.
Vulin ka ripërsëritur se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se sipas tij, kjo gjë nuk do të ndryshojë.
Madje Vulin ka shkuar edhe më tej dhe e ka ofenduar Tahirin, duke e quajtur “gjyshe të çmendur”.
“Tahiri nuk ka fëmijë të saj dhe për këtë arsye ajo deklaron aq lehtë për një luftë. Kur ajo ishte në detyrë, ajo nuk ishte vetëm, dhe tani, kur askush nuk kërkon asgjë, ajo është plotësisht e çmendur, “një gjyshe e çmendur”. Dhe për të gjithë ata që përdorin “gjyshen e çmendur”, për të thënë atë që nuk do të thonë me zë të lartë dhe dëshirojnë që në vazhdimësi ta shohin këtë, ju them qartë se nuk ka asnjë Kosovë të pavarur dhe pikë”, deklaroi Vulin.
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...