Ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj ka marrë pjesë sot në mbledhjen e parë të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton arbresh.info
Në këtë takim formal dhe njoftues ministri Sefaj prezantoj para anëtarëve të komisionit prioritetet themelore të ministrisë që ai udhëheq.
Ai tha prioritete makro janë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, lufta kundër terrorizmit
“Për realizimin e caqeve madhore që janë obligim themelorë kemi paraparë realizimin e caqeve të ndara në tri fusha. Në këto tri makro prioritete janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lufta kundër terrorizmit, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ministri Sefaj.
Ndërsa problemet më të vogla sipas ministrit mbetën, numri i madh i aksidenteve në komunikacioni, largimi i lypsarëve nga rrugët, përdorimi i drogave, etj.
“Një problem që është madhor në Kosovë është numri i madh i aksidenteve. Ndoshta është shumë e vogël në krahasim me ato tri prioritetet por unë mendoj se është shumë më rendësi se është çështje me jetët e njerëzve. Tjetër është largimi i lypsarëve nga rrugët e kryeqytetit. Këtë duhet ta zgjedhim sepse nuk është morale ti lejojmë ata të kërkojnë ndihem në atë mënyrë. Kemi luftimin e konsumimit të madh të substancave narkotike në Kosovë. Po ashtu, kisha kërkuar ndihmën e ruaj që ligji për policinë të shkoj përpara”, tha Sefaj.
Po ashtu ai bëri më dije se ministria e tij është duke punuar për ti plotësuar kriteret që janë kërkuar nga bashkësia ndërkombetare./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK