Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.
Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.
Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.
Në këtë takim u bisedua edhe për format e bashkëpunimit në mënyrë që të koordinohen veprimet në bazë të përgjithësisë dhe mandatit që kanë Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it në Kosovë.
“Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i premtoi mbështetje të mëtutjeshme ministrit Sefaj në fushën e sigurisë, por dhe në proceset e tjera demokratike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...