Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Në këtë takim, ministri Sefaj e njoftoi për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe për përpjekjet që po bënë Qeveria e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimin e terrorizmit. Ministri Sefaj po ashtu vuri në dukje raportet me shtetet e BE-së, në veçanti me Norvegjinë, për mbështetjen që duhet t’i japin Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se e çmoj angazhimin e MPB-së dhe se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi