Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim njoftues, Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Braathu theksoi se Policia e Kosovës është policia me e përgatitur dhe më profesionale në rajon.
“Ministri Sefaj falënderoi OSBE-në për përkrahjen që ka dhënë në konsolidimin e demokracisë në Kosovë, sidomos përkrahjen që i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me theks të veçantë Policinë e Kosovës dhe Akademinë për Siguri Publike, në realizmin e projekteve konkrete, sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...