Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka vizituar sot Zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues në Pejë, ku u prit nga drejtoresha e kësaj qendre, Drita Hakaj, dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Sprovues, Arsim Tahiri.
Gjatë vizitës, zyrtarët diskutuan për sfidat me të cilat përballet Shërbimi Sprovues, duke theksuar nevojën për rritje të kapaciteteve profesionale si dhe përmirësim të kushteve të punës për stafin.
Ministri Sallahu theksoi rëndësinë e grave në pozita udhëheqëse, duke shtuar se menaxhimi efikas dhe qeverisja gjithëpërfshirëse po japin rezultate pozitive në institucionet publike.
“UD Ministri Sallahu u informua nga afër lidhur me rezultatet dhe sfidat të kësaj Qendre. Ai më tej theksoi se gratë në pozita udhëheqëse po dëshmojnë se menaxhimi efikas dhe qeverisja gjithëpërfshirëse ecin krah për krah duke sjellë rezultate shumë pozitive.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Arbresh.info
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës
Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në di...
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...