Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se përshëndet vendimin për shkarkimin e ish drejtorit të SHSKUK-së.
“Ne përshëndesim vendimet që rrisin llogaridhënien”, tha ai.
Zemaj tha se do të ketë vendime të tilla edhe ne ditët e ardhshme, raporton portali arbresh.info.
Në një konferencë për media ai tha se ka kërkuar raportet preliminare për rastin e vdekjeve në Klinikën Infektive.
“Shkarkimi i drejtorit është vendin për tu përshëndetur dhe duhet të sillet me veprime konkrete. Ne duhet të jeni transparent dhe të krijojmë transparencë të plotë. Në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprime tjera të tilla.
Ministri Zemaj para mediave tha se shuma shpejt do të jenë në detyrë 200 specializantët që do të kontribuojnë në këtë kohë.
“Tash kemi vendosur ti angazhojmë 200 specialist që do të merren me trajtimin e pandemisë.
Do të zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin e specialistëve. Nuk mund ti lëmë të ikin nga Kosova. Duhet t’ ju ofrojmë zgjidhje në Kosovë”, tha ai./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...