Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka mbajtur konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë.
Ministri Peci tha se, ligji për bujqësi është tejet i rëndësishëm për të arrit synimet dhe objektivat që ka kjo Qeveri.
Ai thotë se synojmë që deri më fund të mandatit buxhetin për bujqësi ta kemi 100 milionë euro.
“Sot pas një pauze 8 vjeçare në të cilën qeveritë paraprake nuk kishin aprovuar asnjë ligj në sektorin e bujqësisë ne sot kemi aprovuar dy ligje, ligji për bujqësi dhe zhvillim rojal si dhe ligjin për pijet e forta alkoolike. Ligji për bujqësi është tejet i rëndësishëm për të arrit synimet dhe objektivat që ka kjo Qeveri. Deri në fundvit ne do ta kemi edhe strategjinë e re që i bashkëngjiten agjendës së Bashkimit Evropian për aprovimin e dokumenteve strategjike 2021-2027. Do të kemi edhe mundësi shumë më të madhe për menaxhimin më të mirë, aplikimet që kemi bërë në fonde ndërkombëtare edhe deri më fund të mandatit në synojmë që buxhetin për bujqësi ta kemi 100 milionë euro”, tha Peci./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...