Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë ditës së sotme ka vizituar kultivuesit e perimeve në fushë të hapur e në serra, ata të boronicës, si dhe ka monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.
“Do të jem në çdo kohë afër jush, për të ju mbështetur edhe në plasimin sa më efikas të prodhimeve tuaja, e në të njëjtën kohë do të angazhohem në vazhdimësi edhe me qendrat grumbulluese për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit sa më të mirë për pranimin e prodhimit tuaj në këto qendra, në mënyrë që ju pavarësisht situatës së krijuar në vend të mos dëmtoheni, por që veprimtaria juaj të vazhdojë të fuqizohet edhe më tej”, ka thënë ministri Mustafa.
Në anën tjetër, ministri i ka njoftuar këta kultivues më hollësisht me përkrahjen që MBPZhR-ja ka planifikuar këtë vit në programet mbështetëse./arbresh.info/

“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...