Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e fshatit Drenoc të Komunës së Prishtinës, të cilët janë prekur nga dëmet e breshrit dhe reshjet e fundit të shiut që mbretëruan në vend.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Mustafa, ka parë nga afër gjendjen e bujqve, të cilët kanë pësuar dëme në veprimtaritë e tyre bujqësore.
Mustafa i ka njoftuar fermerët, se do të angazhohet që t’i kompensojnë dëmet e këtyre bujqve brenda mundësive buxhetore të Ministrisë, e gjitha kjo bazuar në listat e përpiluara nga komisionet komunale./arbresh.info/
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...