Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim informues me përfaqësues të Shoqatës të Industrisë së Qumështit të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetari Gani Durmishaj dhe anëtari i Kryesisë Lulëzim Aliu.
Në këtë takim u diskutua çështja e stoqeve të produkteve të qumështit.
Ministri Mustafa sërish njoftoi se Qeveria qëndron prapa vendimit të për t’i subvencionuar stoqet e produkteve të qumështit që janë me prejardhje të yndyrës shtazore në masë prej 25% të vlerës. “Duke pas parasysh se vendimet për themelimin e komisionit për verifikimin e stoqeve janë marrë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ne si MBPZhR do të angazhohemi maksimalisht në avokimin e kërkesave të sektorit të qumështit, brenda mundësive ligjore dhe financiare”, tha mes tjerash ministri Mustafa.
Tutje, ministri Mustafa tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të realizohet dy herë, për të përballuar sa më lehtë mungesën e shitjes së produkteve bujqësore sivjet, si rezultat i pandemisë Covid-19./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...