Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka vizituar Komunën e Skenderajt dhe së bashku me kryetarin e kësaj komunë, Bekim Jashari vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz.
Mehaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se kanë bërë nderime pranë varrit të Adem Jasharit dhe të gjithë familjarët e tij, transmeton arbresh.info
“Pastaj, në shoqërimin e tij, pata nderin të vizitoj Kompleksin Memorial në Prekaz dhe bëjë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri’, ka shkruar ai.
Ai ka theksuar fakin se Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor.
“Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Komunën e Skenderajt, ku u prita nga miku im, kryetari Bekim Jashari. Me këtë rast, nga ana e kryetarit Jashari u informova me të arriturat dhe sfidat e qeverisjes komunale dhe vizionin e tij për të ardhmen. Gjithashtu, me kryetarin Jashari diskutuam edhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të detyrimit tonë ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile.
Pastaj, në shoqërimin e tij, pata nderin të vizitoj Kompleksin Memorial në Prekaz dhe bëjë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri.
Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...